Bërnabiq takohet me ambasadorin e ShBA-ve Christopher Hill
Lexohet për: 2 min.
bernabic
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, situatën në rajon, dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Ana Bërnabiq ka deklaruar se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është një nga prioritetet kryesore dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për të investuar përpjekje shtesë për të zhvilluar marrëdhëniet rajonale në të gjitha fushat dhe në çdo kohë.

Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kryeministrja e Serbisë theksoi se është e bindur që takimi me rastin e raundit të ri të dialogut më 18 gusht në Bruksel do të jetë konstruktiv, veçanërisht duke pasur parasysh situatën aktuale dhe politikat që ajo i quajti të njëanshme, raportojnë mediat nga rajoni.

Christopher Hill vlerësoi se vazhdimi i bisedimeve është mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe theksoi se SHBA-ja e mbështetë fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Raportohet se kryeministrja serbe vlerësoi se siguria energjetike është temë me rëndësi të jashtëzakonshme për Serbinë dhe se është e nevojshme të bëhet një hap i ri drejt tranzicionit energjetik dhe ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025