Berisha: Të drejtat e grevistëve zhveshin lakuriq qeverinë
Lexohet për: 6 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka shkruar se Qeveri e Kosovës ua kalojë pretendimeve të të gjithë armiqve historik të kombit tonë, sepse u shpalli luftë sociale punëtorëve të arsimit, shëndetësisë dhe administratë përmes luftës kundër sindikatave.

Sipas tij, sindikalistët në emër të ndjesisë ndaj arsimit, shëndetësisë dhe funksionalitetit të institucioneve e në veçanti ndjesisë ndaj nxënësve, hoqën dorë duke filluar mësimin, mjekët punën në reparte, punëtorët në administratë, por tani janë kthyer në viktima të masave ndëshkuese nga qeveria.

Opinioni i plotë i Berishës:

Ajo që e karakterizoi seancën e Kuvendit, me temën: Interpelancë me MF-Ministri, ndërlidhur me ndaljen e pagave për mësimdhënësit grevist e sindikalist, ishte përpjekje e përfaqësuesve të qeverisë e pozitës të shmangin debatin në tema periferike, duke provuar që përmes teorive të majta neokomuniste të arsyetojnë ndëshkimin e punëtorëve të arsimit në luftën e tyre sindikaliste për të drejta.

Personazhet e Orëellit nga radhët e pozitës, si zëdhënës të qeverisë, u munduan që përmes teorive boshe me gjuhën e shifrave, të kamuflojnë patologjinë e luftës së tyre ndaj arsimit dhe arsimtarëve, e cila si konsekuencë bie mbi nxënësit e të gjitha niveleve.

Historiku i rrugëtimit të kombit shqiptarë në formimin e identitetit etnik dhe shtetërorë, është një histori sakrificash ku përballja më e madhe ka qenë vetëdija për të ndërtuar e zhvilluar arsimin shqip dhe tendenca e armiqve okupues për të mos na lejuar të kemi arsimim kombëtarë. Perandoria otomane, nuk lejonte fare hapjen e shkollave shqipe, duke cilësuar edhe si gjuhë shejtani e dije shejtanie, si haram shkollimin laik e me theks të femrës. Përkundër faktit se historia islame tregon se si profeti Muhamed, i lironte robërit e luftës nëse dinin shkrim lexim dhe ja arrinin t'ia mësonin sëpaku 10 fëmijëve të popullit të tij shkrim e lëxim. Ndërsa periudha e regjimit komunist u mundua që të na hap shkolla që do na zhvillonin në frymën e doktrinave komuniste dhe anti kombëtarë. Kurse kulmin e arriti periudha e regjimit fashist të Millosheviçit , i cili na dëboj nga shkollat dhe nga jeta institucionale sipas një plani gjenocidial shfarosës. E hapi i parë për ta arritur ketë ishte ndalimi i shkollimit shqip.

Por, ishin qytetarët që i kthyen shtëpitë në shkolla, ambulanta, institucione, etj.  Ishin punëtorët shëndetësor dhe të arsimit apo heronjtë me ditar dhe mantele të bardha, të uniformuarit dhe i tërë populli që nuk lejuan këtë gjenocid përmes arsimit duke mos lejuar ndaljen.

Kjo qeveri ua kaloj pretendimeve të të gjithë armiqve historik të kombit tonë. Sepse kjo iu shpalli luftë sociale punëtorëve të arsimit, shëndetësisë dhe administratë përmes luftës kundër sindikatave. U arrit që mësimi të mos filloj fare për mbi një muaj.

Sindikalistët në emër të ndjesisë ndaj arsimit, shëndetësisë dhe funksionalitetit të institucioneve e në veçanti ndjesisë ndaj nxënësve, hoqën dorë duke filluar mësimin, mjekët punën në reparte, punëtorët në administratë, por tani janë kthyer në viktima të masave ndëshkuese nga qeveria.

Punëtorët e administratës janë identifikuar dhe i nënshtrohen presionit për lëshimin e vendeve të punës, mjekët nuk do kenë se prap, rritje page dhe alternativë ju mbetet ikja siç edhe pjesës dërmuese të rinisë. Kurse arsimtarët ndëshkohen me ndalje të pagës, për muajin që nuk kanë qenë në grevë.

Personazhet e Orëellit, u munduan të fshihen pas gjuhës së ligjit për grevat por kjo nuk i mbështet, në asnjë shkronjë dhe as në nenin 13, ku nuk lejohen masa ndaj grevisteve e sindikalistëve si institucion e mjet ligjor, as në nenin 18 , ku pezullohen DETYRIMET e tyre gjatë grevës por nuk pezullohen të DREJTAT e grevistëve sindikalist. Interpretimi dihotomist dhe sipas ngjyrês partiake nuk i bën nderë përfaqësuesve të ligjit. Interpretuesit e këtyre normave nuk janë askush jashtë institucionit kushtetues të thirrur për interpretimin e ligjeve e këto janë Gjykatat përkatëse.

Kjo seancë shpërfaqi hapur urrejtjen e kësaj nomenklature qeverisëse neokomuniste, ndaj komuniteteve me të ndjeshëm në shtet. Se pari, i luftuan e degraduan për ti nënështurar Veteranet, duke i përjashtua kundërligjshëm nga paga, në nivelin e pagës minimale. Pastaj degraduan dhe ulën autoritetin institucional, ligjor e funksional të Policisë së Kosovës, njëjtë e degraduan deri në minimum krenarinë për te qenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës, tani po i nënshtrojnë edhe kategorinë që kanë rol jetik në mirëqenien qytetare si arsimin, shëndetësinë dhe administratën shtetërore profesionale, duke i trajtuar pa dinjitet financiar.

Kjo nuk është rastësi, kjo nuk është mosdije, kjo nuk është në frymën ligjit, as kushtetutës por as moralit njerëzor që mbron ligji dhe përfaqësojnë institucionet tona përkatësisht. Kjo është mision i forcave të errësirës neokomuniste , forcave të dekadencës dhe shkatërrimit që nuk e durojnë përparimin.

Zgjidhja duhet të imponohet nga kuvendarët e Kosovës, përfaqësuesit e popullit në këtë kuvend me të gjitha mjetet politike dhe juridike. Është për tu përshëndetur inicimi padisë penale nga partia më e madhe opozitare ne kuvend, kundër masave të qeverisë dhe persekutimit diskriminues të arsimtarëve dhe nxënësve.

Zgjidhje duhet të ketë. Nëse arsimtarëve iu kërkohet të përmbushin orët e humbura, atëherë duhet edhe paga ekzekutohet ashtu siç ju takojnë sipas kontratês për punën në arsim, qoftë edhe kur ata me të drejtë grevojnë për kushte më të mira dhe cilësi në arsim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024