Berisha: Opozita nis protestat në tetor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sonte në mbrëmje pas vetëdorëzimit në polici të Ervin Salianjit.

Berisha tha se “Salianji është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të Fatmir Xhafa”.

“Një mirënjohje të pakufijshme oratorëve që me fjalën e tyre përcjellin në zemrat dhe mendjet e qytetarëve shqiptarë të vërtetat që censuron narkoregjimi i Edi Ramës. Një përshëndetje të përzemërt t’i dërgojmë ne deputetit, n/kryetarit të grupit parlamentar, Ervin Salianjit që është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën, i cili në vend të burgjeve për të cilat kërkohej si trafikant ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, drejtonte nga Vlora nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës trafiqe droge dhe trafiqe të tjera kriminale”, tha ai.

Berisha u shpreh se ky akt dëshmon edhe njëherë se Rama do një Shqipëri pa opozitë dhe theksoi se fillimi i protestave të opozitës në ditët e para të Tetorit është fillimi i fundit të qeverisë.

“Opozita sot është në këmbë, më e fuqishme dhe më e vendosur se kurrë për t’i dhënë përgjigjen që meriton Edi Rama.  Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte, se opozita kishte vendosur të ngrihej në një betejë vendimtare, pa kthim dhe të pandalshme për krijimin e qeverisë teknike, për zgjedhje të lira, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës. Pikërisht në këtë moment ai zgjodhi dënimin me burg të Ervin Salianjit, sepse provoi lidhjet e shtetit me drogën”, vijoi ai.

Kreu i PD tha më tej se beteja për qeverinë teknike, kundër terrorit dhe dhunës ndaj opozitës është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari të ndershëm.

“Është betejë për interesin kombëtar të shqiptarëve, betejë për interesin e Shqipërisë. Shqipëria me burgje politike, me të burgosur politikë, me farsë elektorale, me drejtësi të kontrolluar nga diktatori. Shqipëria e qytetarëve të plaçkitur gjer në palcë nga regjimi është Shqipëri jo e shqiptarëve”, tha Berisha./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024