Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është shprehur sot se opozita nuk do të lëvizë nga parimet që i konsiderojnë të drejta.
Ai këto komente i bëri në mbledhjen e Kryesisë të Rithemelimit, ku pritet të diskutohet për vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të Berishës, që i hap rrugë arrestimit të tij me urdhër të SPAK-ut.
Basha pro arrestimit të Berishës: Të vendosur në mbështetjen e SPAK - KosovaPress
Fjala e Berishës:
Dhe me të cilin, ai nuk përballon dot betejën. E vërteta është se ne si opozitë, jo për dëshirën tonë, por për ndërhyrjet dhe përpjekjet për të lënë Shqipërinë pa opozitë faktikisht, kaluam një periudhë shumë të vështirë, por përsëri me gjithë vështirësitë e mëdha, me gjithë forcën e madhe të korrupsionit transnacional, korrupsion i cili u përdor për shkatërrimin e opozitës shqiptare, kjo nuk ndodhi dhe opozita erdhi duke u fuqizuar gjithnjë e më shumë.
Opozita erdhi duke u bërë zëdhënëse e vërtetë e interesave të shqiptarëve, duke u bërë zëdhënëse e vlerave që duhet të ketë një shoqëri e lirë.
Vlera që besojmë, vlera që ne kemi në program, vlera me të cilat ne e morëm Shqipërinë nga honet e mjerimit dhe e nxorëm në një vend të respektuar, anëtar i NATO-s dhe institucioneve të tjera evropiane. Ne nuk lëvizim nga parimet tona, nga programi ynë, nuk lëvizim nga orientimi ynë euroatlantik.
Nuk ngatërrojmë dhe nuk konfondojmë akte të shkëputura nga vlerat universale të partnerëve tanë euroatlantikë të qytetërimit perëndimor.
Natyrisht, reagimi i Edi Ramës dëshmon tmerrin që ai ka nga opozita e vërtetë.
Edi Rama është në llojin e tij një hajdut dhe diktator. Në tërësi është vështirë të ndash hajdutin nga diktatori dhe hajdutin nga diktatori sepse diktatorit i duken të gjitha pronë e tij dhe ndjehet i lirë të vjedhë, të shpërdorojë dhe të abuzojë mbi pasuritë e shqiptarëve.
Ka shkaktuar largimin e tyre më të madh në histori nga vendi.
Këto të gjitha për ne janë motive beteje.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i hap rrugë arrestimit të Sali Berishës - KosovaPress