Berisha nga komuniteti egjiptian: Të gatshëm të ofrojmë një kandidat konsensual për president
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Berisha nga komuniteti egjiptian: Të gatshëm të ofrojmë një kandidat konsensual për president
24/04/2026 - 12:55
Linku u kopjua

Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se në emër të komunitetit shpreh gatishmërinë që të ofrojë një kandidat konsensual për president të Kosovës.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se situata politike aktuale është e paqëndrueshme dhe se nuk po ndërmerren veprime konkrete për ta zgjidhur atë.

“Paraqesim shqetësimin se si ka mundësi që në një vend të vogël siç është Kosova, me parti që kanë fituar votën nga qytetarët, nuk arrin të bëhet dot një zgjidhje që është elementare për një konsensus për një person të vetëm i cili do ta drejtonte shtetin në pozitën e presidentit. Bëj thirrje, nuk po e them me ironi, edhe ne nëse vërtetë ka mbetë Kosova pa asnjë person që mund të jetë konsensual, ne si komunitet egjiptian jemi të gatshëm me ofru një kandidat konsensual, ndoshta me vlera prej një akademiku e më poshtë”, ka thënë ai. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026