Berisha: Mbështesim pesë kërkesat e protestuesve, parlamenti t’i trajtojë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Berisha: Mbështesim pesë kërkesat e protestuesve, parlamenti t’i trajtojë
Berisha1234
23/06/2026 - 16:25
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se mbështet kërkesat e protestuesve dhe se ato do të jenë pjesë e angazhimit të opozitës në aktivitetet e saj brenda dhe jashtë vendit.

I pyetur lidhur me pesë kërkesat e parashtruara nga protestuesit, përfshirë edhe kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore jopolitike në rast të dorëheqjes së kryeministrit, Berisha tha se Partia Demokratike i mbështet ato.

Ai theksoi se opozita do t’i trajtojë këto kërkesa “me seriozitetin më të madh” në aktivitete politike kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shtuar se kauza e protestuesve është ngritur edhe në takimet dhe kontaktet e PD-së jashtë vendit.

“Ne kemi mbështetur plotësisht pesë kërkesat e para dhe mbështetja ndaj tyre përbën një nga motivet më themelore të angazhimit tonë total, jo me simbolet dhe sloganet tona, por si anëtarësi dhe mbështetës të Partisë Demokratike, bazuar në fibrën qytetare.

Kërkesat e paraqitura dje garantojnë protestuesit se do të konsiderohen me seriozitetin më të madh, si në aktivitetin tonë direkt kombëtar, ashtu dhe aktivitetin tonë ndërkombëtar. Dua të theksoj këtu se ne, në të gjitha lidhjet tona dhe aktivitetet ndërkombëtare, kemi mbrojtur kauzën e drejtë të protestuesve”, tha Berisha.

Berisha kërkoi gjithashtu që Kuvendi të ndërpresë aktivitetet e tjera dhe të fokusohet te shqyrtimi i kërkesave të protestuesve, raporton ATSH.

“Jemi të gatshëm të trajtojmë me seriozitetin më të madh dhe insistojmë që parlamenti të ndërpresë çdo lloj aktiviteti tjetër dhe të merret me trajtimin e kërkesave të drejta të protestuesve, të protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026