Benzema “zhagitë” Barçën nëpër “Camp Nou”, çon Realin në finalen e kupës
Lexohet për: 1 min.
Benzema
1 vit më parë
Linku u kopjua

Barcelona i është nënshtruar Real Madridit në “Camp Nou” duke u mposhtur me rezultat 4-0 nën shkëlqimin e Karim Benzemas që realizoi tre gola.

Sulmuesi francez ishte në top formë, derisa të tre golat e tij i realizoi brenda pjesës së dytë.

Barcelona e Xavit erdhi në këtë ndeshje me epërsinë e një goli nga sfida e parë e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, por ishte e pafuqishme ta ruante atë përballë skuadrës së Carlo Ancelottit, transmeton KosovaPress.

Goli i parë i ndeshjes u realizua në minutën e 45’ nga braziliani Viicius Junior pas asistimit të Benzemas, kurse francezi mori gjithçka vet në dorë në pjesën e dytë dhe realizoi tre herë në minutat 50’, 58’ dhe 81’.

Në finalen e Kupës së Spanjës, Real Madridi do të ballafaqohet me Osasunën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025