Benzema s’ka dyshime se kush duhet ta fitojë Topin e Artë
Lexohet për: 1 min.
5-Benzema
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Karim Benzema nuk e ka asnjë dyshim mbi atë se kush duhet ta fitojë çmimin Topi i Artë duke thënë se ai i takon njërit prej ish-bashkëlojtarëve të tij tek Real Madridi.

Benzema ka deklaruar se braziliani Vinicioju Jr është ai që duhet ta rrëmbejë këtë çmim, derisa Real Madridi e ka cilësuar si klubin më të mirë në botë, përcjellë KosovaPress.

"Lojtarët lëvizin, ata shkojnë e vijnë, por Reali do të jetë gjithmonë në krye. Mbetet klubi më i mirë dhe do të vazhdojë ta dëshmojë këtë. Topi i Artë? Unë them Vini. Ai e meriton atë. Për sezonin e tij ai ishte superior me futbollin e tij dhe me atë që bënte me topin”, theksoi Benzema.

Ndryshe, Benzema po e vazhdon karrierëne  tij tek skuadra e Al-Ittihad.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024