Benzema, Kante e Fabinho prekin çerekfinalen e Kupës së Botës për klube
Lexohet për: 1 min.
14-Al Ittihad
1 vit më parë
Linku u kopjua

Skuadra saudite, Al Ittihad ka arritur të sigurojë biletën drejt çerekfinales së Kupës së Botës për klube.

Al Ittihad e ka mposhtur me rezultat bindës 3:0 skuadrën nga Zelanda e Re, Auckland City, raporton KosovaPress.

Golat për skuadrën saudite i shënuan Romarinho (minuta e 29’), N’Golo Kante (minuta e 34’) dhe Karim Benzema (minuta e 40’).

Me këtë fitore, yjet si Benzema, Kante, Fabinho e Romarinho vazhdojnë në çerekfinale të kësaj gare.

Në çerekfinale, Al Ittihad do të përballet me Al Ahlyn.

Po ashtu, në këtë garë gjendet edhe kampioni evropian dhe anglez, Manchester City, i cili është kualifikuar direkt në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube është kualifikuar direkt edhe skaudra braziliane, Fluminense.

Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Al Ittihad.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024