Bellerin do të rikthehet te Arsenali
Lexohet për: 2 min.
Bellerin
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Real Betisit, Angel Haro ka zbuluar se i huazuari i Arsenalit, Hector Bellerin do të kthehet në “Emirates Stadium” këtë verë, pavarësisht se ai kishte një periudhë të suksesshme me skuadrën e La Ligës.

Që kur u largua përkohësisht nga “Gunners” në gusht të vitit të kaluar, 27-vjeçari ka qenë startues në ekipin e parë nën drejtimin e Manuel Pellegrini, duke bërë 32 paraqitje në të gjitha garat dhe duke ndihmuar skuadrën spanjolle të fitojë Kupën e Mbretit.

Haro nuk e ka përjashtuar mundësinë e ri-nënshkrimit të Bellerin përpara sezonit 2022-23, por pretendon se aktualisht nuk ka marrëveshje për të mbajtur mbrojtësin e djathtë, që do të thotë se ai do të kthehet në Londrën Veriore, së paku për momentin, përcjellë KosovaPress.

“Hector është një lojtar fanatik dhe një person shumë i mirë”, tha presidenti i Betisit për “Goal”. “Ishte një huazim që ne e kishim nga Arsenali, tani ai kthehet në atje dhe prej atëherë e tutje, do të shohim”.

"Është e vërtetë që ai ka qenë shumë i lidhur me gjithçka rreth Betisit, sepse, përveç kësaj, prindërit e tij janë tifozë të Betisit. Shpresojmë që ne t'i kryqëzojmë rrugët përsëri", shtoi ai.

Bellerin ka qenë me Arsenalin që në moshën 16-vjeçare dhe ka bërë 239 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke fituar tre FA Cup dhe tre Community Shields.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025