Belgjika i shënon gol Kanadas në qastet e fundit të pjesës së parë
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua
Ka përfunduar me një gol të shënuar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Belgjikës dhe Kanadës.
Ky ballafaqim është i vlefshëm për grupin F të Kampionatit Botëror dhe përkundër se belgët po dominojnë me posedimin e topit, ata fillimisht rrezikuan që të pranonin gol pas 11’ minutave lojë, por heroi i tyre ishte portieri Thibaut Courtois, raporton KosovaPress.
Në fakt, gardiani i Real Madridit u tregua tejet i vëmendshme duke pritur penalltinë e Davies.
Por, një minut para se të mbyllej pjesa e parë, Michy Batshuayi gjeto rrjet për ta dërguar skuadrën e tij në pushim me epërsinë e një goli.