Bekaj: Është nder dhe krenari të mbrosh ngjyrat e Kosovës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bekaj: Është nder dhe krenari të mbrosh ngjyrat e Kosovës
Bekaj
04/06/2026 - 15:28
Linku u kopjua

Portieri i Kosovës, Visar Bekaj, ka kërkuar përqendrim maksimal nga bashkëlojtarët e tij para ndeshjes miqësore kundër Andorrës, duke theksuar se në futbollin ndërkombëtar nuk ka kundërshtarë të lehtë. Bekaj është pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe aktivizohet në pozitën e portierit.

Në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, ai iu referua edhe përballjes së fundit ndaj Çekisë, duke vlerësuar se “Dardanët” reaguan më mirë në pjesën e dytë të takimit.

“Kemi pasur edhe një ndeshje me Çekinë më herët. Pjesën e parë ndoshta s’kemi luajtur shumë mirë, por pjesën e dytë jemi rikthyer pak më mirë. Këto janë ndeshje miqësore, testuese dhe besoj se edhe disa lojtarë mund të marrin shans që nuk kanë i kanë pasur më herët”, ka deklaruar Bekaj.

Duke folur për ndeshjen ndaj Andorrës, portieri kosovar tha se ekipi nuk duhet të nënvlerësojë asnjë kundërshtar.

“Kjo ndeshje me Andorrën ndoshta duket kundërshtar shumë i lehtë në letër, por nuk ka kundërshtar të lehtë në arenën ndërkombëtare. Ne duhet të fokusohemi, të japim 100 për qind në ndeshje dhe pastaj e shohim rezultatin”, është shprehur ai.

Bekaj foli edhe për emocionet që sjell përfaqësimi i Kosovës, duke theksuar se veshja e fanellës së Kombëtares mbetet një privilegj i veçantë për çdo futbollist.

“Shumë herë e kam thënë që është nder me qenë pjesë e kombëtares. Normalisht që është nder dhe krenari me i ruajtur ngjyrat e shtetit tënd. Është ëndërr për çdo lojtar. Nganjëherë nuk e kuptojmë vlerën kur jemi këtu, por kur ta lëmë ndoshta kemi me ia ditë vlerën”, ka thënë Bekaj.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026