Këtë verë Samsung, prezantoi pajisjet e reja të palosshme dhe aksesorët e rinj si orat e zgjuara, kufjet Galaxy Buds dhe janë pikërisht këto pajisje që jo vetëm do të ndryshojnë përditshmërinë tuaj, por cdo moment do të marrë një vlerë tjetër. Cdo komunikim do jetë më i këndshëm, cdo hobi do të jetë më i fortë dhe cdo detyrë a punë më e lehtë. Pajisjet e reja të ekosistemit Galaxy: Galaxy Z Fold6, Galaxy Z Flip6, së bashku me gjeneratën e tretë të kufjeve Galaxy Buds dhe orën e zgjuar Galaxy Watch7 dhe Galaxy Watch Ultra janë të fuqizuara nga inteligjenca artificiale dhe të bashkuara së bashku do ndryshojnë mënyrën si punoni, luani, qëndroni të informuar dhe argëtoheni. Galaxy Z Fold 6 dhe Z Flip6 janë padyshim pajisjet që do u japin përgjigje të gjitha pyetjeve tuaja. Me një intuitë të lartë ndërveprimi falë inteligjencës artificiale, kreativitet dhe produktivitet, këto pajisje do të ndrshojnë përditshmërine tuaj. Por si mund të ishin pushimet tuaja me këto pajisje? Nëse s’i keni bërë ende tuajat, ndoshta mund të rinisni punën ose shkollën me një energji të re dhe dëshirë për më shumë produktivitet.
Përse ju duhet patjetër një smartphone i palosshëm
Dhe pajisja e fundit, por jo më pak e rëndësishme, ora e zgjuar ! Portofoli i zgjeruar i aksesorëve të Samsung zhbllokon përvoja inteligjente shëndetësore për të gjithë me orën Galaxy Watch Ultra dhe Galaxy Watch7. Këto pajisje të reja të fuqizuara nga Galaxy AI për të përmirësuar monitorimin e shëndetit ofrojnë njohuri të personalizuara dhe përvoja të përshtatura shëndetësore që ju japin një kuptim më gjithëpërfshirës të vetes.
Galaxy Watch7 ju motivon të krijoni zakone më të shëndetshme me më shumë mënyra për të mbështetur mirëqenien e përditshme dhe dite më të shëndetshme. Ju mund të gjurmoni me saktësi mbi 100 lloje stërvitjesh dhe të ndërtoni rutina të qëndrueshme duke kombinuar ushtrime të ndryshme me rutinën e stërvitjes suaj për të arritur qëllimet tuaja, madje edhe në ditët më të nxehta. Aftësitë premium të ndërtuara për qëndrueshmëri ekstreme ju mundësojnë të kaloni kufijtë dhe të shkoni më tej me një kornizë Titanium Grade 4 dhe rezistencë ndaj ujit 10ATM. Për më tepër, Galaxy Watch Ultra operon në një gamë më të gjerë lartësish, nga 500 metra nën nivelin e detit deri në 9000 metra lartësi për të gjurmuar përvojat e avancuara të fitnesit si noti në det deri tek çiklizmi në mjedise ekstreme. Galaxy Watch Ultra ofron gjithashtu një Zonë të përparuar të Personalizuar HR, në mënyrë që të mund të stërviteni në nivele optimale të intensitetit bazuar në aftësitë tuaja fizike.Me një buton të shpejtë të shtuar së fundmi, mund të nisni dhe kontrolloni menjëherë stërvitjet dhe të hartoni funksione të tjera për t'iu përshtatur nevojave tuaja.