Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka komentuar vizitën e kryeprokurores së Gjykatës Speciale, Kimberly West në Kosovë.
“Për çka vjen një Prokurore e Gjykatës Speciale në Kosovë? Për të ndikuar mbi institucionet? Për t’i frikësuar institucionet? Për të ndërhyrë në drejtësi? Apo është vetëm “tentim frikësim dhe tentim ndërhyrje”?”, ka thënë Behrami, përmes një Video në Facebook.!
“A nuk është ky ndikim mbi procesin? Njëjtë, si dikur Jack Smith, edhe Prokurorja West po takon politikanë, ministra, diplomatë për t’u thënë që krerët e UÇK-së, me çdo kusht e me çdo mjet, duhet të dënohen”, ka thënë ai.
Behrami ka shtuar se këtu nuk bëhet fjalë për barazi të armëve, ku Prokuroria dhe Mbrojtja janë të barabartë para panelit gjyqësor, si parakusht për një gjykim fer dhe të paanshëm!Ish-këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami ka befasuar me hyrjen në listën e PDK-së, ku garon për deputet të Kuvendit të Kosovës.