Behrami: Pak fjalime prej deputetëve të LVV-së, dëgjova që Dejona ishte pa qejf
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Behrami: Pak fjalime prej deputetëve të LVV-së, dëgjova që Dejona ishte pa qejf
artan behrami 1234
03/04/2026 - 20:04
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, tha se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pasur pak fjalime sot për shkak se “Dejona ish pa qejf dhe s’ka mundur që t’ua shkruajë fjalimet”.

Kështu ka ironizuar ai gjatë seancës së jashtëzakonshme, ku nga mesdita ka nisur debati parlamentar për rritjen e çmimit të naftës.

‘’Të gjithë po çuditen dhe po pyesin pse kaq pak fjalime prej deputetëve të VV. Dëgjova që Dejona ish pa qejf, s’ka mujt me ua shkruar të gjithëve fjalimet. Kaq sa i takon nënës ideologjike, ndërsa baba ideologjik i cili e braktisi Kuvendin e ka braktisur edhe Kuvendin edhe Kosovën sa herë ju ka dashtë. Sepse braktisja edhe ikja është doktrinë politike e tij. Po ku ka ik ai? Ai ka ik në xhipin e tij me xhama të zi, në vlerë prej 500 e 40 mijë euro, i blinduar i blerë jo nga një operator i Kosovës, por nga një operator në Bullgari. Edhe cili është skandali këtu? Qeveria dhe Albin Kurti sot marrin naftë dhe benzinë me çmim më të lirë se sa qytetarët për 10 deri në 15 cent’, tha Behrami.

Debati parlamentar është drejt fundit dhe kjo seancë është ftuar nga partitë opozitare me kërkesë për qeverinë që të ndërmerren masa pas rritjes së çmimit të naftës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026