Behar Maliqi pensionohet pas 20 vitesh në futboll
Lexohet për: 1 min.
4-Behar Maliqi
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori i njohur defansiv, Behar Maliqi është përshëndetur sot me futbollin.

Maliqi njoftoi në “Facebook” se pas 20 vitesh në futbollin aktiv ai ka vendosur që t’i varë këpucët, respektivisht të pensionohet, raporton KosovaPress.

“Të dashur familjarë dhe miq,

Sot dua t'ju informoj për një vendim shumë të rëndësishëm. Pas një karriere të gjatë prej më shumë se 20 vitesh në futboll, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli aktiv.

Gjatë kësaj periudhe si lojtar aktiv, kam fituar shumë. Kam përjetuar momente të paharrueshme, kam krijuar miqësi të shumta dhe kujtime që do t'i mbaj mend gjithmonë. Veshja e fanellës së përfaqësueses së Kosovës, ishte një ndër arritjet më të mëdha, ishte nder dhe privilegj që të përfaqësoj vendin tim”, tha Maliqi në “Facebook”.

Behar Maliqi ka qenë pjesë e skuadrave të njohura si Feronikeli ’74, Prishtina, Llapi, Malisheva, Partizani, Fushë Kosova, Keku dhe Airoporti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024