Begaj: Tensionet në veri erdhën si rrjedhojë e dhunës nga grupet kriminale
Lexohet për: 3 min.
begajjjj-070623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se tensionimi i situatës në veri të Kosovës ka ardhur si rrjedhojë e ushtrimit të dhunës nga grupe kriminale. Sipas tij, një situatë e tillë nuk i shërben stabilitetit të rajonit i cili është në proces të integrimit.

Begaj ka theksuar rëndësinë që ka zbatimi sa më parë i marrëveshjes së dakorduar në Bruksel dhe Aneksit të saj në Ohër.

Këto deklarata, Begaj i ka bërë pasi ka pritur në takim homologun e tij nga Estonia.

"Një tensionim që ka ardhur si rrjedhojë e keqpërdorimit të popullatës serbe që jeton në veri të Kosovës dhe ushtrimit të papranueshëm të dhunës nga grupe kriminale, të cilat ushtruan dhunë ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj gazetarëve dhe ndaj Trupave Paqeruajtës të KFOR-it", ka thënë Begaj.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e veprimeve të protestuesve kanë mbetur të lënduar disa policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu, janë djegur dhe dëmtuar vetura të Policisë së Kosovës dhe të mediave.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë.

Ky veprim i institucioneve të Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian derisa kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri.

Javën që shkoi, u bë e ditur kërkesa e ndërkombëtarëve për  zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës.

Të hënën dhe të martën në Prishtinë kanë qëndruar emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Në takimin e zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, ata kanë paraqitur propozim me tri elemente. I pari është de-eskalimi i situatës në terren në tri komunat veriore, pastaj zgjedhje të shpejta në këto komuna si dhe rikthimi në dialog.

Pas takimit, të dy deklaruan se faktori ndërkombëtar është unik në këto kërkesa dhe shpresojnë se të njëjtat do të dëgjohen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025