Begaj: Polonia mbështetje Shqipërisë për integrimin në BE
Lexohet për: 2 min.
345606632_201353826048684_177653700910932385_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i shprehu sot mirënjohje presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun polak, Andrzej Duda, Begaj theksoi se gjatë takimit me homologun polak vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike e tradicionalisht miqësore të rikonfirmuara edhe përmes kësaj vizite.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bbegaj-dialogu-kosove-serbi-duhet-te-perfundoje-me-njohje-reciproke/

“I shpreha mirënjohjen Presidentit Duda për solidaritetin që Polonia dhe populli polak treguan me shqiptarët për kapërcimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të Nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë Covid-19”, tha Begaj.

Presidenti Begaj u shpreh se, “me homologun Duda u ndalëm tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar, i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve”.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bbegaj-takon-perfaqesues-te-komunitetit-arbanas-te-zares/

Në takim, vijoi Begaj, vlerësuan bashkëpunimin në fushën e turizmit, ku një kontribut të madh kanë dhënë lidhjet direkte të fluturimeve mes Polonisë dhe Shqipërisë.

Më tej, Begaj theksoi se, “si dy vende anëtare të NATO-s, Shqipëria dhe Polonia, kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes në nivel strategjik dhe operacional”.

https://kosovapress.com/admin/begaj-takoi-plenkoviqin-vleresoi-mbeshtetjen-qe-kroacia-i-ka-dhene-kosoves/

“Në takim vlerësuam gjithashtu bashkëpunim shumë të mirë në fushën e arsimit dhe shkencës, si aspekt tjetër i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe”, shtoi Begaj, shkruan Atsh Po ashtu, Begaj shprehu mirënjohjen për kontributin që Polonia ka dhënë për paqen dhe stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor.

“Vëmendje të veçantë i kushtuam sfidës më të madhe për rendin botëror dhe sistemin e vlerave tona të përbashkëta që po testohen e kërcënohen nga një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara“, shtoi Begaj.

https://kosovapress.com/admin/presidenti-kroat-pret-begajn-kosova-se-shpejti-do-te-njihet-nga-te-gjitha-vendet-e-be-se/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024