Begaj nga Azerbajxhani: Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet e dakordësuara
Lexohet për: 1 min.
Capture
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga Azerbajxhani, ku po zhvillon vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev, bëri thirrje sot që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet për të cilat janë pajtuar.

Në konferencën e përbashkët me presidentin e Azerbajxhanit, u shpreh se prosperiteti dhe jo konflikti duhet të jenë busulla e orientimit të mbarëvarjtjes bilaterale dhe rajonale.

Tutje, Begaj foli edhe për turizmin, me ç’rast u shpreh se Shqipëria dhe Azerbajxhani e shohin këtë sektor si përparësi.

Ai po ashtu tha se heqja e vizave është një mënyrë për të afruar popujt.

Ndër të tjera, presidenti shqiptar tha se mendon që ka shumë arsye për të qenë krenarë për shënimin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Azerbajxhan. Ai tha se marrëdhëniet ndërmjet vendeve janë më të mira se kurrë ndonjëherë.

Ndërkaq, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev u shpreh ndër të tjera se vizita e presidentit shqiptar, Bajram Begajt do të forcojë marrëdhëniet dypalëshe./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/begaj-ne-azerbajxhan-pritet-nga-homologu-aliyev/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025