Begaj në Kosovë për Ditën e Çlirimit, pritet nga presidentja Osmani
Lexohet për: 1 min.
osmani-900x600
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ardhur në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit të vendit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani publikoi në Facebook disa fotografi së bashku me homologun e saj shqiptar.

“Me Presidentin Begaj në prag të Ditës së Çlirimit, përvjetorit të rëndësishëm të popullit tonë, të cilën do ta shënojmë bashkë! ????“, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

Në fotografitë e publikuara nga Osmani, të dy duken shumë të disponuar gjatë një ecjeje në Parkun e Gërmisë, ku takuan e përshëndetën disa qytetarë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024