Begaj mesazh për 14 majin: Votoni e sigurohuni që do të dëgjoheni nesër e ditët në vijim
Lexohet për: 2 min.
begaj-130523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dhënë mesazh për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai u është drejtuar dje qytetarëve, duke u thënë se zgjedhjet lokale u japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e tyre të jetesës. 

Begaj ka thënë se përfaqësuesit, të cilët qytetarët do t’i zgjidhin nesër, do të jenë përgjegjës për cilësinë e tyre.

https://kosovapress.com/admin/kqz-vezhgon-zgjedhjet-ne-shqiperi-fokus-votimi-i-pjesshem-elektronik-dhe-numerimi-i-votave/

“Ndaj ju lutem hidheni votën tuaj me përgjegjësi, pa e anashkaluar këtë moment shumë të rëndësishëm për qytetet e komunitetet tona. Votoni e sigurohuni që do të dëgjoheni nesër e në ditët në vijim!”, ka thënë Begaj.

Ai u ka rikujtuar të gjithë drejtuesve të institucioneve të ngarkuara nga ligji për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, përgjegjësinë e tyre të të qenit vendimtarë në mbrojtjen e votës dhe në konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë.

https://kosovapress.com/admin/zgjedhjet-vendore-te-14-majit-ne-shqiperi-qeveria-fond-shtese-kqz-se-prej-afro-18-mln-eurosh/

Tutje, presidenti Begaj ka ftuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Zgjedhjet lokale në Shqipëri do të mbahen nesër (e diel) më 14 maj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të vëzhgojë këto zgjedhje. Një delegacion i KQZ-së së Kosovës, në përbërje të të cilit do të jenë anëtarët e këtij institucioni dhe një staf nga sekretariati, do të shohin nga afër implementimin e teknologjisë në procesin zgjedhor në Shqipëri, veçmas identifikimin dhe votimin elektronik në tri bashki. KQZ-ja ka vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri edhe në të kaluarën./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025