Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë edhe në komunën e Roshanos, ku është takuar me autoritetet vendore të komunës si dhe rajonit të Abrucos, me përfaqësues të komunitetit arbëresh të Roshanos, por edhe me diasporën e re shqiptare të vendosur aty në tre dekadat e fundit. Në këtë takim, presidenti Begaj është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga ana e kryetarit të Bashkisë së Roshanos, Simone Palozo.
Në fjalën e mbajtur, Begaj ka vlerësuar përkushtimin e komunitetit arbëresh të Vila Badesës, që kanë ditur të ruajnë gjuhën, kulturën, traditat e të parëve.
Begaj ka kërkuar që komuniteti shqiptar i vjetër dhe i ri në Itali, ashtu sikundër dhe komuniteti italian në Shqipëri, të vazhdojnë të jenë një urë lidhëse e fortë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Presidenti shqiptar ka shprehur gëzimin e tij që tashmë në këshillat komunalë ka shqiptarë të zgjedhur, si dhe që në Peskara ishte hapur për herë të parë një shkollë shqipe.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.