Begaj: Mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE shumë e rëndësishme
Lexohet për: 2 min.
Presidenti-i-Shqiperis-270323
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar sot presidentin e Austrisë, Van der Bellen, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë vazhdimisht Kosovës, si dhe për liberalizimin e vizave, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi, që theksoi se është kaq të rëndësishëm për paqen në rajon.

Begaj në konferencën e përbashkët për media me presidentin Van der Bellen, tha se është shumë e rëndësishme mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Shumë e rëndësishme është mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. E falënderova Presidentin Van der Bellen për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë vazhdimisht Kosovës, si dhe për liberalizimin e vizave, si dhe së fundmi, për dialogun Kosovë – Serbi, kaq të rëndësishëm për paqen në rajon”, tha ai.

Begaj shtoi se së bashku me presidentin e Austrisë, kanë ndarë bindjen se ekzistojnë mundësi të shumta për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve.

 Ai ka falënderuar presidentin Van der Bellen për mbështetjen e Austrisë për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ndërsa, presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen tha se mbështet atë çfarë tha presidenti Begaj, pasi bisedimet në Ohër me pjesëmarrjen e Borrell, mund të ishin një gur themelor në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Van der Bellen u shpreh se “dialogu midis këtyre vendeve sigurisht që është i vështirë, por të dy janë të ndërgjegjshëm që pa marrëveshje nga të dyja palët, të dyja vendet nuk do kenë të ardhme drejt Bashkimit Evropian”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025