Begaj i kërkon Von Der Leyen që të ndëshkohet sulmi terrorist serb i 24 shtatorit
Lexohet për: 2 min.
Begaj
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Evropian, ku ai shfrytëzoi përshëndeti qëndrimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e paqes në rajon, duke kërkuar që të ndëshkohet sulmi terrorist serb i 24 shtatorit ndaj një vendi sovran siç është Kosova dhe destabilizim të të gjithë rajonit.

Përshpejtimi i proçesit të integrimit në Bashkimin Evropian, situata e sigurisë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal në optikën e Procesit të Berlinit, ishin temat kryesore gjatë takimit Begaj - Von Der Leyen.

"Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian,"- nënvizoi presidenti Begaj në këtë takim.

Duke u ndalur në situatën kritike të sigurisë që po kalon Evropa dhe Ballkani Perëndimor, Begaj e siguroi Von Der Leyen se "Shqipëria vazhdon të mbështesë e të jetë e linjëzuar me politikat  e jashtme  dhe ato të sigurisë së BE-së."

Presidenti Begaj shfrytëzoi këtë takim për të përshëndetur qëndrimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e paqes në rajon, duke kërkuar që të ndëshkohet sulmi terrorist serb i 24 shtatorit ndaj një vendi sovran siç është Kosova dhe destabilizim të të gjithë rajonit.

Sipas një komunikate të Presidencës, duke e cilësuar si ngjarje historike mbajtjen e Samitit të liderve të Procesit të Berlinit për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor të martën në Tiranë, Begaj u shpreh se është besimplotë se ky samit do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës, shina që do zgjaten më pas drejt tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian.

Ursula Von Der Leyen është zyrtarja e parë e BE-së që erdhi në Shqipëri një ditë para samitit, ku u prit këtë të diel në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, teksa në 17:30 do të ketë një konferencë më kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024