Befason Messi: Jo, nuk pensionohem nga kombëtarja
Lexohet për: 1 min.
320358538_539005398148043_3943139010276531194_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Superylli i Argjentinës Lionel Messi u ka dhënë një lajm tjetër jashtëzakonisht të mirë tifozëve të tij.

Menjëherë pasi e mposhti Francën në finale dhe u shpall kampion i botës, Messi ka deklaruar se nuk do t'i jep fund karrierës së tij me kombëtaren, transmeton KosovaPress.

"Jo, nuk do të largohem nga ekipi kombëtar. Dua të vazhdoj të luaj si kampion i botës me fanellën e Argjentinës", tha Messi për "Tyc Sport".

Sa i përket titullit të fituar, Messi tha se ishte e sigurt që Zoti di t'ia dhuronte atë.

"Është thjeshtë e pabesueshme. E dija që Zoti do të ma dhuronte këtë trofe. Isha i sigurt. Ishte kënaqësi e madhe për ne", shtoi ai.

Pak ditë para finales, sulmuesi i PSG-së kishte deklaruar se kjo do të ishte ndeshja e fundit për të me fanellën e Argjentinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025