Bedri Hamza: Nga ekonomia te drejtësia, plani me 5 zotime për ta ndryshuar Kosovën
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bedri Hamza: Nga ekonomia te drejtësia, plani me 5 zotime për ta ndryshuar Kosovën
Bedri Hamza4321
29/05/2026 - 18:42
Linku u kopjua

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar pesë zotimet e tij kryesore për siç ka thënë, për t’i dhënë fund krizës dhe për ta ndryshuar Kosovën.

Hamza ka thënë se po vjen koha e rezultateve.

Zotimi i parë i Hamzës ka të bëjë me premtimet për çmime e tatime më të ulëta, paga e pensione më të larta dhe mbështetje për bizneset.

“50% më shumë para në xhepin e çdo familjeje kosovare. Më shumë mirëqenie për të gjithë”, ka premtuar ai.

Zotimi i dytë ka të bëjë me investimet në energji, infrastrukturë dhe teknologji të reja.

“Që Kosova të prodhojë më shumë, të zhvillohet më shpejt dhe të mbajë ritmin me rajonin dhe botën”, tha Hamza, duke premtuar investime në këtë fushë.

Zotimi i tretë i tij ndërlidhet me shëndetësi cilësore, me shërbime më të shpejta dhe të qasshme për çdo qytetar.

“Sigurime shëndetësore, barna falas për sëmundjet kronike dhe trajtim me dinjitet për secilin pacient. Shërimi është e drejtë, jo privilegj”, thotë Hamza.

Ndërsa, zotimi i katërt i Hamzës është srsim konkurrues, aftësi për të ardhmen dhe mundësi për të rinjtë.

“Bursa, aftësi për tregun e punës dhe mbështetje për talentin e secilit të ri në Kosovë”, premton Hamza.

Dhe zotimi i fundit, i pesti me radhë, ka të bëjë me drejtësinë e pavarur, të paanshme dhe efikase.

“Zbatim i plotë i ligjit për të gjithë. Drejtësi që nuk vonon!”, ka premtuar Hamza.

Më 7 qershor, ai ka thënë se zgjedhja është e qartë dhe ajo u përket vetëm qytetarëve, që ta votojnë PDK-në dhe numrin 125.

“Stop krizës. Ndrysho Kosovën!”, ka përfunduar Hamza.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026