Bedri Hamza në Ferizaj: Bizneset do të lirohen nga TVSH-ja për 5 vjet
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Bedri Hamza në Ferizaj: Bizneset do të lirohen nga TVSH-ja për 5 vjet
4 orë më parë
Linku u kopjua

Ditën e dytë të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit Partia Demokratike e Kosovës e ka vazhduar me një tubim madhështor në Ferizaj, në të cilin kandidati për kryeministër Bedri Hamza shpalosi planet që do të realizojë si pjesë e programit të tij qeverisës gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

Hamza premtoi se me PDK-në në qeverisje do të ketë një zhvillim më të mirë në ekonomi, arsim, shëndetësi e siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Në programin tonë kemi paraparë reforma strukturore. TVSH-ja do të paguhet në brendi, bizneset do të lirohen për 5 vjet. Qëllimi jonë është përkrahja e punëtorëve në sektorin privat. Ne do të themelojmë edhe gjykatën e punës, do të krijojmë fondin e papunësisë në rast se e humbin vendin e punës do të kenë përkrahjen e shtetit për një periudhë të paktën 80 për qind derisa të gjejnë punë. Do të rrisim pagat 50 për qind. Rritja e pagave nuk është bujari e bamirësi, por detyrim i çdo qeverie që njerëzit të mos e lëshojnë Kosovën. Do të ketë rritje prej 50 për qind për familjet e dëshmorëve, invalid të luftës, rritje 50 për qind për veteranët e luftës, rritje të pensioneve, për nënat e reja 100 euro subvencione për çdo fëmije që shkon në çerdhe private. Buxheti për barnat esenciale do të dyfishohet...”, ka thënë Hamza.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme së bashku me qytetarët do të ndërtojnë një Kosovë më të mirë.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu tha se qytetarët nuk kanë kohë të presin premtime të parealizuara dhe më 9 shkurt ata do të vendosin për një Kosovë më të mirë.

Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët për deputet nga Dega e PDK-së në Ferizaj.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025