BE: Zgjedhjet në Kosovë hapin rrugën për tejkalimin e bllokadës politike
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
BE: Zgjedhjet në Kosovë hapin rrugën për tejkalimin e bllokadës politike
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tha se zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë krijojnë mundësinë për t’i dhënë fund më shumë se një viti bllokade politike.
Sipas saj, tani u takon liderëve politikë që të veprojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar funksionalizimin e institucioneve.
“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin rrugën për të kthyer faqen pas më shumë se një viti ngërçi politik. Liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë”, shkroi Kallas në platformën X.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 7 qershor, me një pjesëmarrje prej rreth 35% të trupës elektorale.
Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e nxorën partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizjen Vetëvendosje, të parën - me 42.91% të votave, shkruan Evropa e Lirë.
Pas saj renditen: Partia Demokratike e Kosovës me 21.08%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17% dhe Lista Serbe me 6.17%.