BE sanksionon Iranin për dronët në Rusi
Lexohet për: 1 min.
dron iranian
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian njoftoi të premten sanksione të reja kundër Iranit për dërgimin e dronëve në Rusi.

“Këshilli miratoi sot masa kufizuese kundër gjashtë individëve dhe tre subjekteve për rolin e tyre në transferimin e mjeteve ajrore pa pilot (UAV) në Rusi në mbështetje të luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës; transferimi i UAV-ve ose raketave te grupet dhe subjektet e armatosura që minojnë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Detit të Kuq; ose për përfshirje në programin UAV të Iranit”, thuhet në deklaratë.

Lista përfshin Khatam al-Anbiya, Kavan Electronics Behrad LLC, Marinën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGCN), si dhe "Ministrin e Mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, Mohammad-Reza Gharaei Ashtiani", ... dhe "kreun i Organizatës së Industrive të Aviacionit Iranian të listuar në BE (IAIO), Afshin Khaji Fard. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024