Përfaqësues të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, kanë deklaruar të hënën se progresi i vogël në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, nuk është dështim i përfaqësuesit special për dialogun, në këtë rast i Miroslav Lajçak, por është dështim i palëve.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media theksoi se emisari Lajçak dhe përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë përkrahjen e plotë të shteteve anëtare sa i përket dialogut Kosovë - Serbi.
“Nuk është faktikisht e saktë të thuhet se ka dështuar për të arritur diçka sepse ishin të dyja palët që nuk e kanë caktuar marrëveshjen e Ohrit. Sërish, me herë të panumërta e kemi shpjeguar se asnjëherë nuk ka qenë çështje nënshkrimi për ne, kjo marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme dhe nuk ka shprehje më të mirë të faktit se meqë është ligjërisht e detyrueshme ajo u bë pjesë integrale e pjesës së anëtarësimit të të dyjave, të Serbisë dhe Kosovës, kështu që nëse nuk ka lëvizje në zbatimi, palët po dëmtojnë veten, të ardhmen e tyre evropiane dhe përfitimet nga të cilat qytetarët e tyre do të mund të korrin nga ecja përpara dhe avancimi i dialogut. Kështu që ne do të vazhdojmë, BE-ja ka një rol të mandatuar ndërkombëtarisht në këtë. Përfaqësuesi i Lartë është lehtësuesi dhe ai do të vazhdojë, qoftë nëse do të quhet Joseph Borel apo kushdo tjetër që do të vijë”, theksoi Stano.
https://kosovapress.com/mandati-i-lajcakut-si-lehtesues-i-dialogut-vleresohet-i-deshtuar