BE do të dërgojë 2.3 milionë euro ndihma humanitare në Kongo
Lexohet për: 1 min.
be-7
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komisioni Evropian njoftoi sot se ka ndarë më shumë se 2.3 milionë euro për të ndihmuar njerëzit që ikin nga konflikti dhe dhuna në Republikën Demokratike të Kongos, pas një ofensive ushtarake nga grupi i armatosur joshtetëror “M23”.

Ndihma humanitare duhet të ndihmojë rreth gjysmë milioni njerëz, të cilët janë zhvendosur brenda vendit për shkak të luftimeve në provincën Kivu Veriore.

Situata është përkeqësuar më tej nga shpërthimi i kolerës dhe është e nevojshme të forcohet urgjentisht reagimi aktual i emergjencës, sipas KE.

“Financimi do t'i mundësojë UNICEF-it, partnerit humanitar të BE-së, të përshpejtojë reagimin e tij emergjent për të siguruar ujë, kanalizime dhe masa higjienike për vendbanimet në zonën shëndetësore Niiragongo, në veri të qytetit të Goma, në provincën Kivu Veriore", tha ekzekutivi i BE-së.

Sipas komisionarit për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarçiq, "epidemia e kolerës e ndërlikon më tej situatën dhe ndihma jonë duhet të sigurojë ujë të pastër dhe masa urgjente sanitare dhe higjienike për ata që janë në rrezik".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025