BE-ja e ka emëruar si përfaqësues të saj të ri Kosovë, diplomatin gjerman Dirk Schübel, i cili, aktualisht është drejtues i Divizionin për Rusinë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), që ndryshe njihet edhe si “ministria e Jashtme” e Unionit.
“Ambasadori” i ri i BE-së në Prishtinë do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me mandat fillestar dyvjeçar, duke pasuar finlandezin Aivo Oravin.
Më herët, ai ishte shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Bjellorusi (2019–2022) dhe ambasador e shef i Delegacionit të BE-së në Moldavi (2009–2013).
Karrierën e tij e ka ndërtuar në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, Komisionin Evropian dhe Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. Në Komisionin Evropian ka punuar në drejtoritë për Energji dhe Transport, Zgjerim dhe Tregti, ndërsa në diplomacinë gjermane është marrë me marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare dhe tregtinë e jashtme.Ai, gjithnjë sipas njoftimit të EEAS, do të monitorojë zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë, do të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave...
“Për më tepër, mandati (i Schübel) përfshin ofrimin e udhëzimeve politike në nivel lokal për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe mbështetjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me qëllim forcimin e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”, thuhet në njoftimin e EEAS për emërimin e tij.