BE: Anije ruse në afërsi të rrjedhjeve të “Nord Stream”
Lexohet për: 2 min.
1216986
2 vite më parë
Linku u kopjua

Dy zyrtarë të shërbimeve sekrete të Bashkimit Evropian njoftuan se ishin identifikuar disa anije të marinës ruse në afërsi të rrjedhjeve të gazsjellësit “Nord Stream” të hënën dhe të martën, raporton CNN.

“Është e paqartë nëse anijet kishin ndonjë lidhje me shpërthimet, por rasti është një nga shumë faktorë që hetuesit do të shqyrtojnë. Nëndetëset ruse u dalluan në afërsi të këtyre zonave, javën e kaluar”, tha një nga zyrtarët e shërbimeve sekrete, raporton ATSh.

“Anijet ruse operojnë në mënyrë rutinë në zonë, ndërsa prania e anijeve nuk tregon domosdoshmërisht se Rusia mund të ketë shkaktuar dëmin”, sipas një zyrtari ushtarak danez.

“Ne i shohim ato çdo javë. Aktivitetet ruse në detin Baltik janë rritur vitet e fundit. Ata shpesh testojnë vetëdijen tonë, si në det ashtu edhe në ajër”, shtoi ai.

“Por, pamjet hodhën dyshime të mëtejshme mbi Rusinë, e cila ka tërhequr një vëmendje të madhe nga zyrtarët evropianë dhe amerikanë, si e vetmja lojtare në rajon që besohet se ka aftësinë dhe motivimin për të dëmtuar qëllimisht gazsjellësit”, sipas CNN.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025