BDI: Ministri i Shëndetësisë në Dubai, ndërsa fëmijët vdesin në Klinikë
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
bdi-1
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në muajt e fundit, sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut ka përjetuar ngjarje tragjike që kanë tronditur thellë opinionin publik. Humbja e paspjegueshme e jetës së foshnjave në Klinikën Pediatrike është një alarm i qartë për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet shëndetësia.

Kështu thuhet në një reagim të BDI-së, ku theksohet se për më tepër, është shqetësuese të vërejmë një tendencë të qëllimshme për të margjinalizuar dhe zëvendësuar stafin mjekësor shqiptar me personel maqedonas, siç është rasti i fundit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.

“Këto veprime jo vetëm që minojnë kohezionin e brendshëm të institucioneve shëndetësore, por edhe dëmtojnë cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve tanë. Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë duket se është më i angazhuar në udhëtime turistike në Dubai dhe aktivitete partiake, duke lënë pas dore detyrimet e tij ndaj qytetarëve. Kjo mungesë përkushtimi dhe përgjegjësie është e papranueshme, veçanërisht kur shëndeti dhe jeta e fëmijëve tanë janë në rrezik. Përveç kësaj, është e qartë se ministri jolegjitim i shëndetësisë, i cila vepron si një marionetë e VMRO-së dhe është i zhytur në korrupsion, po tregon edhe një nivel të lartë të paaftësisë në menaxhimin e sektorit shëndetësor. Ky kombinim i servilizmit, korrupsionit dhe paaftësisë po çon në një krizë të thellë, ku qytetarët tanë po paguajnë çmimin më të lartë. Qytetarët kërkojnë që Ministri i Shëndetësisë të japë dorëheqjen e menjëhershme dhe të mbajë përgjegjësi për këto dështime të rënda. Gjithashtu, bëjmë thirrje për një hetim të pavarur dhe transparent mbi vdekjet e fundit në Klinikën Pediatrike dhe për ndalimin e menjëhershëm të diskriminimit ndaj stafit mjekësor shqiptar”, thuhet në reagim.

Sipas BDI-së, është koha që të vendosim interesat e qytetarëve dhe shëndetin e fëmijëve tanë mbi ambiciet personale dhe agjendat politike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024