BDI: Asnjë reagim për vdekjet e përditshme të foshnjeve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
bdi-1
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i klinikës pediatrike për vdekjet e përditshme të foshnjeve në spitalet që drejtohet nga kuadrot e Izet Mexhitit dhe Arben Taravarit.

Sipas BDI-së, spitalet u shëndëruan në ferr për pacientët ku po vdesin foshnje çdo ditë, ndërsa Taravari shetit botën dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi.

“VLEN, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari, reagojnë vetëm kur ju cënohet kumbaria me bossin e bixhozit në vend, përkrahësin e tyre më të madh. Gjithmonë kur Taravari është ministër i shëndetësisë, vdekja e pacientëve bëhet përditshmëri. VMRO DPMNE e quante Arben Taravarin Ministër të vdekjes dhe personin më të korruptuar. Sot, Mickovski duhet që ta shkarkojë menjëherë Taravarin dhe drejtorin e Klinikës Memedi në mënyrë që të shpëtojnë qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024