Kombëtarja e Kosovës ka humbur mundësinë për një paraqitje historike në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht nga Turqia në ndeshjen vendimtare të play-off-it, në një përballje ku fituesi siguronte kualifikimin.
Skuadra kosovare, që vetëm një dekadë më parë nisi rrugëtimin e saj në arenën ndërkombëtare, nuk arriti të realizojë ëndrrën për t’u bërë pjesë e turneut më të madh të futbollit botëror dhe për këtë ka shkruar mediumi prestigjioz BBC.
“Disfata i dha fund ëndrrës së Kosovës për një paraqitje të parë në Kupën e Botës më pak se 10 vjet pasi luajtën ndeshjen e tyre të parë kualifikuese për Kupën e Botës” – shkroi BBC.
Më tutje, mediumi tregon për vitin kur u shpall pavarësia e Kosovës dhe kur e zhvilloi ndeshjen e parë miqësore nga FIFA, si dhe për ndeshjen e dytë atë kundër Turqisë.Ndërkohë, për rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës deri në prag të kualifikimit e cilësoi si një fushatë mbresëlënëse, se si rriti shpresat për kualifikimin historik duke përfunduar vetëm tri pikë pas Zvicrës dhe kur triumfoi ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3.
“Kosova kishte arritur deri në këtë pikë pas një fushate mbresëlënëse kualifikuese, duke përfunduar vetëm tre pikë pas Zvicrës në grup dhe duke siguruar një vend në play-off. Në gjysmëfinale, ajo triumfoi në një ndeshje dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë, duke rritur shpresat për një kualifikim historik” – shkroi tutuje BBC.