Sipas Bankës Botërore, çmimet e mallrave këtë vit pritet të regjistrojnë rënien më të madhe që nga pandemia e koronavirusit COVID-19.
Banka Botërore njoftoi se rënia e çmimeve pritet të sjellë pak lehtësim për afro 350 milionë njerëz në mbarë botën që përballen me pasiguri ushqimore.
Shefi i zhvillimit ekonomik i Bankës Botërore, Indermit Gill, tha se rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës ka ndodhur kryesisht për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike, dimrit të moderuar dhe rialokimeve në tregtinë e mallrave.
“Në terma real, çmimet e ushqimit do të mbeten në një nga nivelet më të larta të pesë dekadave të fundit. Qeveritë duhet të shmangin kufizimet tregtare dhe të mbrojnë qytetarët e tyre më të varfër duke përdorur programe me objektiv mbështetjen e të ardhurave në vend të kontrolleve të çmimeve”, tha Gill.