Bayerni ka nisur bisedimet për të nënshkruar me yllin e Milanit këtë verë
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas “Calciomercato.com”, Bayern Munichu ka nisur bisedimet për të nënshkruar me yllin e Milanit, Theo Hernandez këtë verë.

Bayerni thuhet se ka nisur bisedimet fillestare për të nënshkruar me Hernandez ka Milani, pasi që Real Madridi po tenton vazhdimisht që ta transferojë Alphonso Davies këtë verë, raporton KosovaPress.

Thuhet se Bayerni ka mbajtur bisedime me mbrojtësin francez, ndërsa nuk ka ndonjë shumë konkrete për Hernandez, pasi që “Rossonerët” dëshirojnë ta mbajnë yllin e skuadrës në klub, dhe do të diskutojnë së shpejti për mundësinë e rinovimit të kontratës.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit ka luajtur një rol kyç nën drejtimin e Stefano Piolit këtë sezon, duke luajtur si mbrojtës i majtë dhe madje si qendërmbrojtës.

Francezi ka katër gola dhe nëntë asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024