Bayerni jep dritën jeshile për kalimin e Sommer te Interi
Lexohet për: 2 min.
Sommer
1 vit më parë
Linku u kopjua

Bayern Munih thuhet se është gati të lejojë portierin Yann Sommer të shkojë në Inter , pasi të gjej zëvendësuesin e tij.

“Nerazzurrët”, të cilët janë në turneun e tyre parasezonal në Japoni së bashku me gjigantët e Bundesligës, aktualisht janë pa asnjë portier të ekipit të parë pasi e shitën Andre Onanën te Manchester United dhe e lanë Samir Handanovicin të largohej si lojtar i lirë.

Sommer është identifikuar prej kohësh nga Interi si zgjedhja e tyre kryesore për sezonin e ardhshëm dhe lojtari është i prirur të bëjë këtë lëvizje, duke i thënë Bayernit përpara udhëtimit në Japoni se ai dëshiron të largohet për në kryeqytetin e Lombardisë këtë verë, përcjellë KosovaPress.

“Gazzetta dello Sport” detajon se si Bayerni më në fund është gati të lejojë Sommerin të largohet, tani që ata kanë rreshtuar një zëvendësues si David Raya, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Brentfordin.

Interi është nxituar për të finalizuar ardhjen e Sommer dhe ata janë të prirur ta mirëpresin atë në kampin e tyre stërvitor në Japoni. Gjërat mund të përfundojnë në 24 deri në 48 orët e ardhshme dhe është ende e paqartë nëse “Nerazzurrët” do të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 6 milionë euro apo do t'i jepet një zbritje e vogël.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025