Siç bëhet e ditur nga “90min”, Bayern Munich është i gatshëm për të ndarë rrugët me sulmuesin Sadio Mane, vetëm 12 muaj pasi senegalezi iu bashkua klubit.
Mane iu bashkua Bayernit nga Liverpooli verën e kaluar në një marrëveshje që arriti shumën e afro 40 milionë eurove, por nuk ka arritur të shfaq atë që pritej nga ai, duke regjistruar shtatë gola dhe katër asistime në 22 paraqitje në Bundesligë, raporton KosovaPress.
Burimet e “90min” e ka konfirmuar se trajneri i ri i Bayernit, Thomas Tuchel nuk është i kënaqur me Manen, dhe i ka bërë të qartë krerëve të Bayernit që është i gatshëm ta largojë 31 vjeçarin.
Bayerni për një kohë të gjatë ka planifikuar të transferojë një sulmues të ri, me Harry Kane të Tottenhamit dhe Randal Kolo Muani të Eintracht Frankfurtit që janë në radarin e kampionit gjerman.