Bayerni e konfirmon planin për Gravenberch
Lexohet për: 1 min.
13-Drejtori Bayern
2 vite më parë
Linku u kopjua

Mesfushori holandez, Ryan Gravenberch së fundmi ka treguar se nuk është i kënaqur te Bayern Munichu për shkak të minutazhës jo të mirë në “Allianz Arena”.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann po e preferon dyshen Goretzka dhe Kimmich në mesfushë së bashku me Sabitzer dhe Musialan, kështu duke mos i dhënë hapësirë të mjaftueshme Gravenberch.

Tani kanë filluar të qarkullojnë spekulime për një largim të mundshëm të Gravenberch nga Bayerni, ndërsa drejtori sportiv i kampionit gjerman, Salihamidzic e konfirmoi planin e “Bavarezëve” për yllin holandez.

Salihamidzic e konfirmoi që Bayerni nuk e ka në plan që ta shesë ose huazojë Gravenberch.

“Ryan është një lojtar i mrekullueshëm. Ne e dimë që jemi tejet të kënaqur me të. Ka faza kur ju luani më pak, por të gjithë mund duhet të shikojnë nga ai”, tha Salihamidzic për “tzmuenchen”.

Që prej transferimit nga Ajaxi te Bayern Munichu, Ryan Gravenberch ka arritur të bëjë 11 paraqitje në të gjitha garat për gjigantin gjerman, duke regjistruar një gol dhe një asistim mbi emrin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025