Barazimi i Borussia Dortmundit me Mainzin, dhe fitorja e sotme ndaj Kolnit, e kurorëzon Bayern Munichun me titullin e kampionit të Bundesligas për të 11-in vit me radhë.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “RheinEnergie”, Bayern Munichu e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 skuadrën e Kolnit, raporton KosovaPress.
Me rezultatet e sotme, Bayerni ngjitet në vendin e parë në kuotën e 71 pikëve, aq sa ka edhe Dortmundi në vendin e dytë, por që titullin e vendos golaverazhi më i mirë i Bayernit.
Po ashtu, sot u zhvilluan edhe shtatë ndeshje të tjera, ndërsa rezultatet e të gjithave i gjeni më poshtë.
Bochum 3:0 Bayer Leverkusen
Borussia Dortmund 2:2 Mainz
Koln 1:2 Bayern Munich
RB Leipzig 4:2 Schalke
Union Berlin 1:0 Werder Bremen
Wolfsburg 1:2 Hertha Berlin