Bayern mbyll marrëveshjen me talentin senegalez Ndiaye
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bayern mbyll marrëveshjen me talentin senegalez Ndiaye
New Project - 2026-07-26T193719.498
26/07/2026 - 19:38
Linku u kopjua

Bayern Munich ka arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të talentit 18-vjeçar senegalez Bara Sapoko Ndiaye.

Sipas Fabrizio Romanos, Ndiaye ka lënë përshtypje te Vincent Kompany gjatë sezonit të kaluar kur ishte në huazim dhe klubi bavarez ka vendosur të vazhdojë me blerjen definitive

Ndiaye vjen nga akademia Gambinos Stars Africa në Banjul të Gambias, e cila bashkëpunon që nga viti 2023 me Red&Gold Football, joint-venture i Bayern Munich dhe Los Angeles FC për zhvillimin e talenteve.

Gambinos Stars do të përfitojë rreth 3 milionë euro, ndërsa lojtari do të firmosë kontratë deri në qershor të vitit 2031. Hapat formalë dhe njoftimi zyrtar priten gjatë javës së ardhshme.

Bara do ta nisë fazën përgatitore me ekipin e parë të Bayernit dhe ka shanse reale të qëndrojë për këtë sezon, me opsionet e huazimit që do të shqyrtohen vetëm më vonë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026