Bayern njoftoi zyrtarisht se futbollisti i tij Serge Gnabry ka lënduar muskulin e kofshës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në vizitë tek Arsenali në Londër. Ndeshja e parë përfundoi pa fitues 2:2, dhe Gnabry shënoi në minutën e 18-të për 1:1 atëherë. Gnabry ishte golashënues edhe në ndeshjen e fundit të ligës, kur Bayern u mposht çuditërisht 2:3 në Heidenheim. Bayern nuk bëri të ditur se sa kohë do të jetë jashtë fushës 28-vjeçari Gnabry, por mediat gjermane thonë se do të jenë tri javë, që do të thotë se ai do të mungojë për ndeshjen e dytë në Allianz Arena më 17 prill.
Ky nuk është problemi i vetëm i Bayern para ndeshjes së kthimit kundër Arsenalit, pasi atë ndeshje nuk do ta luajë as Alphonso Davies për shkak të kartonëve të verdhë.