Trajneri i Llapit Tahir Batatina është shprehur shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Prishtinës në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës të cilën e mposhti me rezultat 2-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ai ka thënë pas ndeshjes për KosovaPress se gjatë 45 minutave të para ishte taktikë e tij që të mos sulmonte shumë dhe ta shihte rrjedhën e ndeshjes dhe më pas në pjesën e dytë u kërkoi lojtarëve të sulmon dhe kjo sipas tij edhe solli rezultatin.
Trajneri i Llapit më tutje lavdëroi Valmir Veliun i cili ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushë për të cilin tha se shumë shpejtë ai mund të bëhet pjesë e ndonjë skuadre të madhe evropiane.
“Valmir Veli bëri një paraqitje shumë të mirë. Ai është një lojtarë që ka shumë cilësi dhe besoj që shumë shpejtë mund ta shohim në ndonjë skuadër të madhe evropiane.”, theksoi Batatina.