Batatina: Duam takim me Çekun, po presim përgjigje nga MKRS-ja
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Llapit Tahir Batatina ka konfirmuar se sot janë takuar drejtuesit e klubeve të Superligës së Kosovës ku kanë diskutuar për probleme që po ua shkakton moslicencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës për t’i gëzuar të hyrat që i ofron ligji i sponzorizimit.

Batatina ka thënë për KosovaPress, se në këtë takim është vendosur që të kërkohet një takim me Ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, takim ky që po planifikohet të zhvillohet të mërkurën, gjithmonë nëse MKRS-ja e konfirmon një gjë të tillë.

“U takuam dhe folëm për ligjin e sponsorisimit i cili po na shkakton shumë telashe për shkak se nuk po mund t’i shfrytëzojmë të hyrat që i siguron ky ligj për shkak të moslicencimit të FFK-së. Ne duam të flasim me ministrin Çeku për këtë situatë dhe jemi duke pritur një përgjigje nga ana e ministrisë për një takim që mund ta zhvillojmë ditën e nesërme.”, ka thënë Batatina për KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024