Basketboll/ Kosova po përgatitet për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027
Sport
Lexohet për: 1 min.
Kosova-Basketboll
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova ka filluar përgatitjet për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027 në basketboll Dardanët nisën misionin nën udhëheqjen e përzgjedhësit të ri,  Jean-Denys Choulet i cili i prezantua të hënën.

Stërvitja e parë ka shkuar shumë mirë, ku të gjithë basketbollistët po japin maksimumin, derisa atmosfera është shumë e mirë në kampin Dardan.  Të mërkurën në mëngjes u bashkuan edhe basketbollistët e Trepcës, Dardan Kapiti, Mikaile Tmusiq dhe Erjon Kastrati.

Gjithashtu përgatitjeve do t’i bashkohet Dominic Artis, i cili do të jetë një armë shumë e fortë për Kosovën për dy ndeshjet si mysafire. Dardanët në muajin nëntor do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës.

Kosova ka një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024