Kosova dhe Bashkimi Evropian miratojnë udhëzimet e përbashkëta të politikave ekonomike në takimin vjetor të dialogut ekonomik dhe financiar të Këshillit të BE-së.
Në këtë takim është shqyrtua edhe Programi i Reformës Ekonomike të Kosovës 2023-2025. Megjithatë, për sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike dhe nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse, është thënë se Kosova duhet të reformojë sektorin e energjisë për të përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike dhe tranzicionin drejt burimeve të ripërtrishme.Derisa në kuadër të performancës ekonomike është vërejtur që rimëkëmbja ekonomike e Kosovës në vitin 2022 ka qenë e moderuar, si rezultat i rënies së investimeve dhe konsumit familjar dhe për shkak të presioneve inflacionare që rrjedhin nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.
“Sipas këtij raporti, aktiviteti ekonomik në Kosovë përgjatë vitit 2022 u nxit nga mbështetja e konsiderueshme e Qeverisë për të zbutur ndikimin e krizës energjetike. Megjithatë u theksua se vendi duhet të marrë parasysh rreziqet ekonomike në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës, veçanërisht lidhur me çmimet e ushqimeve dhe energjisë, si dhe dinamikën tregtare me partnerët kryesorë tregtarë. Diskutimet u fokusuan edhe në zbatimin efektiv të reformave strukturore për të nxitur rimëkëmbje të qëndrueshme, duke mbështetur politikat e qëndrueshme makroekonomike dhe fiskale”, thuhet në komunikatë.
“Për sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike dhe nxitjes së rritjes gjithëpërfshirëse, Kosova u tha se duhet të reformojë sektorin e energjisë për të përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike dhe tranzicionin drejt burimeve të ripërtrishme. Kosova gjithashtu u tha se duhet të vazhdojë të trajtojë informalitetin në ekonomi, të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe konkurrencën në sektorin privat”, thuhet në komunikatë.
Më tej në njoftim thuhet se së fundi, Kosova është zotuar për zbatimin e Skemës së Garancisë Rinore dhe përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e sistemit arsimor për të rritur punësimin dhe për të zbutur mospërputhjet e shkathtësive në tregun e punës u theksua se duhet të vazhdojnë.
Takimi rezultoi në marrëveshjen e përbashkët të gjashtë pikave specifike udhëzuese të politikave ekonomike që do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë përgjatë vitit të ardhshëm. Takimi u përqendrua në sfidat kryesore socio-ekonomike të krijuara nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe kriza humanitare në Turqi e krijuar pas tërmetit të 6 shkurtit 2023.
Përfaqësuesit ritheksuan rëndësinë e dialogut të përbashkët politik për çështjet ekonomike dhe financiare, si dhe u dakorduan që të ndërmarrin masat e nevojshme për të zbutur ndikimin e mëtejmë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke ruajtur kështu qëndrueshmërinë fiskale.