Si vende anëtare të BE-së dhe NATO-s, Bullgaria dhe Kroacia ndajnë përgjegjësinë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, presidenti Rumen Radev dhe ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grliç Radman ranë dakord në një takim të hënën, tha qendra e shtypit e presidentit Radev.
Radman po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të ministres së Jashtme, Mariya Gabriel, e cila është e para vizitë në Bullgari pas formimit të qeverisë së re të rregullt.
Radev dhe Radman theksuan partneritetin e mirë mes Bullgarisë dhe Kroacisë si në kuadër të BE-së dhe NATO-s, ashtu edhe në kuadër të Iniciativës së Tre Deteve, dhe synimi i përbashkët për të dyja vendet është anëtarësimi i plotë në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Radman shprehu mbështetjen e Kroacisë për pranimin e Bullgarisë në Shengen, që do të kontribuonte në luftën kundër migracionit të paligjshëm në Evropën Juglindore.
Radev dhe Radman rikonfirmuan mbështetjen e tyre për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor./BTA/