Barcelona zgjidh çështjen e sponsorit, arrin marrëveshje 1.5 miliardë euro
Sport
Lexohet për: 1 min.
vewgew
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas negociatave të gjata, Barcelona ka zgjidhur çështjen e sponsorit teknik. Gjiganti katalanas ka rënë dakord për një kontratë të re me Nike dhe do të vazhdojë të mbajë pajisjet e gjigantit për dhjetë vjetët e ardhshme.

Nike do t'i paguajë Barcelonës rreth një miliard e gjysmë euro për dhjetë vjet, raporton Marca.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Barcelona do të merr bonus në vlerë 150 milionë euro dhe çdo sezon gjatë kohëzgjatjes së kontratës do të derdhen në llogarinë e klubit katalanas edhe 125 milionë euro të tjera.

Barcelona ka qenë në një krizë të madhe financiare historike gjatë dekadës së fundit.

Kriza ishte më e dukshme kur Dani Olmo erdhi nga RB Leipzig këtë verë dhe iu desh të humbiste ndeshjet në fillim të sezonit pasi Barcelona nuk mund ta regjistronte para se të shiste disa nga lojtarët e saj, në mënyrë që të mos shkelë   rregullat e ashpra për Fair-Play.

Plani i presidentit Joan Laporta është të stabilizojë plotësisht situatën në dy vjetët  e ardhshme dhe kontrata e re është një nga hapat në këtë drejtim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024